“Ma gjej…”, Gërxhaliu tregon për kërkesën e një prindi që vdiq pa e kuptuar fatin e vajzës së zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ma gjej…”, Gërxhaliu tregon për kërkesën e një prindi që vdiq pa e kuptuar fatin e vajzës së zhdukur

    Insajderi
    07 April 2025 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, ka folur për një kërkesë të një babai që po e kërkonte të bijën e zhdukur.

    Gërxhaliu ka rrëfyer për Periskopin se shumë familjarë të të pagjeturve kanë vdekur pa e kuptuar fatin e fëmijëve të tyre e të afërmve të tjerë, e edhe babai i vajzës.

    LEXO EDHE:

    Ai ka vdekur për fat të keq. Për mua është edhe më keq tash, sepse sa herë jemi takuar ka qajt. I ka munguar vajza. Edhe çdo takim më ka përqafuar dhe me ka thënë gjema vajzën. Dhe kjo është më e vështira, që shumë familjar po e lënë këtë jetë pa e ditur për të afërmit. Pa e marrë ende informatën”, tha ai.

    Gërxhaliu është i brengosur edhe për të gjallët që po vdesin, pa e kuptuar për fatin e të zhdukurve, duke e përmendur edhe Bajram Çerkinin, që vdiq pa i gjetur eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

    “Është një periudhë shumë e keqe, kanë kaluar 26 vjet. Kur them e keqe dhe e vështirë sepse në këto ditë të përkujtimeve të gjithë shkojnë tek varrezat. Por disa prej tyre i kanë të zbrazëta por edhe këta dërgojnë lule. Shumë të tillë familjar kanë vdekur dhe po e lënë këtë jetë pa e ditur fatin për familjarët tyre. Së fundi kemi edhe bacën Bajram që shkoi pa e gjetur asnjë informatë për Reshatin, djalin e tij “, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark