
Diana Maloku për Insajderin ka ndarë pretendimet e saj se ka përjetuar dhunë në ish vendin e saj të punës, restaurant “Fika”. Ajo ka thënë se kolegët e saj i kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Tutje, ajo në një intervistë për gazetaren, Dijellza Preniqi, ka deklaruar se pronari i këtij biznesi, Defrim Puka, ka falsifikuar nënshkrimi e saj, për të nënshkruar kontratën e punës. Të cilën, sipas saj, ai e ka paraqitur para zyrtarëve të ATK-së.
Për të kuptuar më shumë mund të ndiqni intervistën:
“Kam përjetu dhunën”, “Shefi ma ka falsifiku nënshkrimin për me lidhë kontratë” – Rrëfimi
Për këto pretendime, Insajderi ka kontaktuar Defrim Pukën, i cili i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabaza. Ndërsa për akuzën se ai ka falsifikuar nënshkrimin e saj, Puka nuk është deklaruar.
“Diana ka qenë provokuese në vendin e punës dhe ka shfaqur sjellje shumë të papërshtatshme ndaj stafit. Për këtë arsye, kontrata e saj është ndërprerë në një mënyrë shumë dinjitoze dhe korrekte,” ka deklaruar ai.
Insajderi ka kontaktuar edhe personat e tjerë të përmendur, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e drejtuara.