"Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën", ish-luftëtarit të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën”, ish-luftëtarit të UÇK-së

    Insajderi
    10 April 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-luftëtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj, ka ndarë një histori të fuqishme për përvojat e tij gjatë luftës, duke zbuluar detaje të dhimbshme nga momentet e tij më të vështira, shkruan Insajderi.

    Haradinaj tregoi se ka pësuar 7 plagë të rënda gjatë kohës së luftës, duke përfshirë një të tillë në qafë që i rrezikoi jetën.

    Ai përmendi se, për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ishte hapur varri për të, pasi nuk dihej nëse do të mbijetonte nga plagët.

    “Jom plagu rëndë unë, dhe më kanë dek 3 djem që i kam pasë më të mirët në luftë. Kom pas dikun 7 plagë prej granathedhësit, një e kam pas në qafë në arterien kryesore. Në atë kohë mu patën hapë edhe varri, se u kon ofensivë. Dy shokët kanë vdek njëri në vend, njëri në spital dhe tjetri më vonë. Të tre janë varrosur. Ramushi ka thonë qelni katër varre, se nuk dihet a po pshton edhe Bujari. Varri ka qenë i hapur, dhe fatmirësisht sot jam gjallë e këtu,” ka thënë Haradinaj në Pressing, duke potencuar se ka shpëtuar falë një fati të pabesueshëm.

    Ai gjithashtu ka përshkruar një moment tjetër dramatik, kur një plumb snajperisti i kaloi nofullën dhe doli në anën tjetër të kokës, pa shkaktuar dëmtime.

    Haradinaj e quajti këtë ngjarje një “fat në fatkeqësi”, duke shtuar se mjekët që e shqyrtuan e konsideruan si një rast të jashtëzakonshëm që mund të shkruhej në Librin e Ginisit.

    “Edhe mjekët kur e kanë shiku kanë thanë se duhet me shkru në libër të Genisit, pasi plumbi i snajperës më ka hyrë këtu, në nofull e qiellz të gojës më ka dalë në anën tjetër, dhe nuk ka dëmtuar asgjë. Fat në fatkeqësi që thojnë,” shtoi ai.

    Haradinaj ka folur me dhimbje për vdekjen e tre shokëve të tij, të cilët i cilëson si luftëtarë të fortë dhe i kujton me respekt për sakrificën e tyre në luftë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark