Macron: Aborti të bëhet një e drejtë në të gjithë BE-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Macron: Aborti të bëhet një e drejtë në të gjithë BE-në

    Insajderi
    08 March 2024 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ai dëshiron që Bashkimi Evropian të garantojë të drejtën për abort në Kartën e tij të të Drejtave Themelore. Macron po fliste në një ceremoni të mbajtur në Paris, ku ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti vulosi të drejtën e abortit në kushtetutën franceze, pas një votimit nga ligjvënësit të hënën.

    “Sot nuk është fundi i historisë, por fillimi i një lufte. Ne do ta udhëheqim këtë luftë në kontinentin tonë, në Evropën tonë, ku forcat reaksionare po sulmojnë të drejtat e grave përpara se të sulmojnë të drejtat e pakicave. Kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj lirinë e garantuar të abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian”, tha Macron në ceremoninë, e cila përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Ndryshimi i kartës së BE-së, që do të kërkonte unanimitet, mund të jetë e vështirë. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës e ka legalizuar abortin, disa vende kanë vendosur kufizime për gratë që kërkojnë të ndërpresin shtatzëninë. Vitin e kaluar, qeveria e Maltës anëtare të BE-së u tërhoq nga një projekt-ligj që do të lejonte abortin e shtatzënive kur shëndeti i nënës ishte në rrezik serioz, duke thënë se ndërprerjet do të lejoheshin vetëm kur jeta e nënës ishte në rrezik. Së bashku me Maltën, ligjet kundër abortit të Polonisë janë ndër më kufizueset në Evropë. Shtatzënia mund të ndërpritet vetëm në rastet e rrezikut për jetën ose shëndetin e nënës ose në rast përdhunimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark