Macron bisedon me Vuçiqin, ja çfarë i thotë për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Macron bisedon me Vuçiqin, ja çfarë i thotë për Kosovën

    Insajderi
    03 August 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me Aleksandar Vuçiç, ku fokusi kryesor ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja evropiane e rajonit.

    Macron ka theksuar se Serbia duhet të vazhdojë reformat dhe dialogun me Kosovën nëse dëshiron të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Fati i Serbisë është evropian dhe shpresoj që ajo të ecë përpara në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit, duke ruajtur frymën e dialogut”, ka deklaruar Macron pas bisedës.

    Në këtë bisedë, lideri francez ka theksuar edhe rëndësinë e stabilitetit dhe unitetit në Bosnje-Hercegovinë, si dhe respektimin e shtetit ligjor në tërë rajonin.

    Lidhur me raportet Kosovë-Serbi, Macron ka rikujtuar se çdo veprim i njëanshëm që cenon procesin e dialogut është i dënueshëm.

    “Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizojë fatin e saj në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shtuar Macron.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark