×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” – liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

    Insajderi
    27 July 2024 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron priti të premten në Paris homologun argjentinas Javier Miley, pavarësisht tensioneve të fundit mes dy vendeve.

    Gjatë takimit në Pallatin Elysée, të dy udhëheqësit diskutuan për luftën në Ukrainë, zgjedhjet e së dielës në Venezuelë dhe marrëveshjen e planifikuar tregtare midis Bashkimit Evropian dhe aleancës së Amerikës së Jugut “Mercosur”, pjesë e së cilës është edhe Argjentina, njoftoi zyra e Miley.

    Marrëdhëniet mes Parisit dhe Buenos Aires janë tensionuar javët e fundit. Lojtarët argjentinas kënduan një këngë fyese për futbollistët francezë me origjinë afrikane javën e kaluar pasi fituan finalen e Copa America.

    Pas kritikave nga Franca për shkak të asaj kënge, zëvendëspresidentja ultrakonservatore e Argjentinës, Victoria Villarruel shkoi një hap më tej, shkruan dpa.

    “Asnjë vend kolonialist nuk do të na frikësojë sepse ne këndojmë një këngë ose flasim të vërteta që ata nuk duan të pranojnë”, ka shkruar ajo në platformën X.

    Qeveria e Mileyt u distancua nga deklarata e saj dhe presidenti dërgoi motrën dhe këshilltaren, Karina Miley në ambasadën franceze për të qetësuar tensionet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark