Macron e adresoi mbrojtjen nukleare të aleatëve, Putin i reagon duke e përmendur Napoleonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Macron e adresoi mbrojtjen nukleare të aleatëve, Putin i reagon duke e përmendur Napoleonin

    Insajderi
    06 March 2025 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vladimir Putin, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë për të vënë nën mbrojtjen bërthamore të Francës disa shtete evropiane, u përgjigj se “disa njerëz kanë harruar se çfarë ndodhi me Napoleonin”.

    “Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi ajo histori”, tha Putin pa përmendur emrin e Macronit.

    Presidenti rus gjithashtu foli edhe për llojin e paqes që duhet vendosur me Ukrainën: “Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë”.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënvizoi se “Rusia nuk do të heqë dorë kurrë nga ajo që është e vetja”.

    “Gabimi i armiqve tanë është se na nënvlerësuan. Nga kjo nisën të gjitha: nënvlerësimi i karakterit të popullit rus”.

    Video KËTU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark