Macron në Tiranë, dekoron Ismail Kadarenë me gradën “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron në Tiranë, dekoron Ismail Kadarenë me gradën “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”

    Insajderi
    16 October 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron, ka nisur vititën e tij zyrtare në Shqipëri, këtë mbrëmje me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në ceremominë që po zhvillohet te Pallati i Brigadave.

    “Vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është përforcuar në kundërshtim, është ngritur peshë kundër ndalimit. Ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbylli gojën, ka përshpëritje më të forta se britmat. Për këtë rol, si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës si lajmëtor i lirisë për këtë lidhje drithëruse që ju mishëroni mes shqipërisë dhe francës kam nderin tju ngre në gradën e ligjionit të lartë të urdhrit të oficerit”, tha Macron.

    Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

    8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

    Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

    -Interpretohet himni kombëtar francez;

    -Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

    -Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

    -Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

    Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

    Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

    08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark