Presidenti francez Emmanuel Macron, tha sot se Parisi është i shqetësuar për veprimet e njëanshme të Kosovës, të cilat, siç theksoi ai, nuk japin sinjal të mirë.
“Kam pasur rastin të përsëris në disa raste se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë për afrim me Bashkimin Evropian, pjesë integrale, për këtë kemi folur shumë në disa kryeqytete të Evropës dhe kjo çështje do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe rrjedhimisht, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje. Në këtë kuptim, dëshiroj të përgëzoj autoritetet kompetente serbe për vendimet e marra në fund të vitit të kaluar, për të filluar zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit”, ka thënë Macron.
Presidenti i Francës ka theksuar se janë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, teksa ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Me partnerët tanë evropianë thamë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e njëanshme të fundit të Kosovës, të cilat nuk japin shenjë të mirë. Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë të monitorojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe në këtë kontekst ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por mesazhi im sot është mbi të gjitha një mesazh vendosmërie dhe besimi – ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e investuara në ndërmjetësimin evropian për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i një rëndësie kyçe për të gjithë rajonin Ballkanin Perëndimor. Në këtë mënyrë marrëdhëniet tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, do të kemi lëvizje të lirë të banorëve dhe do të kemi një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tuaj”, ka thënë Macron.