Macron po përdor BE për politikë të brendshme - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Macron po përdor BE për politikë të brendshme

    Insajderi
    10 December 2021 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Rym Momtaz 

    Presidenti Emmanuel Macron prezantoi të enjten prioritetet e Presidencës së franceze të Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm. Fjalimi e prioritetet shqiptuara prej tij treguan ndikimin e fortë të rrymave të politikës së brendshme franceze.

    Macron zgjodhi ta bëjë prezantimin e planit të tij ambicioz prej 4 orësh në Elysee në Paris. Foli për reformim të sistemit Shengen dhe shtyrjen përpara të paketës europiane të emigracionit. Disa i kanë vlerësuar që të dyja ‘misione të pamundura’.

    Me të drejtë! Prej tetë vitesh udhëheqësit e BE-së kanë dështuar që të bëjnë progres në këto tema, pavarësisht rotacionit të presidencave të BE-së. Por, Macron sërish i shqiptoi si prioritete të planit të tij ambicioz. Ai tha më shumë jo atë që duhet dhe mund të realizojë, por atë që një pjesë e mirë e francezëve duan të dëgjojnë.

    Kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale në Francë, që mbahen në prill të 2022, e kanë shndërruar emigracionin një prej shtyllave kryesore të fjalimeve dhe programeve të tyre, përfshirë këtu dy kandidatët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe Eric Zemmour. Këta, sipas një sondazhi të Politico kanë tërhequr tashmë rreth një të tretën e votuesve. Përveç tyre, emigracioni dhe politika më të ashpra kundër tij ka premtuar dhe konservatorja i republikanëve, Valerie Pecresse, që po rritet gjithnjë e më shumë në sondazhe.

    Aftësia e Macron për të bindur qytetarët francezë se BE përfiton çdo ditë prej emigracionit do të jetë kyç në përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur. Aktualisht ai është politikani më proeuropian në arenën e trazuar të politikës franceze.

    Megjithatë, ndërsa detajoi prioritetet e presidencës së BE-së, që do t’i mbivendoset edhe fushatës elektorale Macron ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë.

    Shtysa e nisma franceze për Shengenin ishte e pritshme deri diku dhe për disa diplomatë mund të rezultojë vendimtare në përpjekjet për të shtyrë përpara propozimin e Komisionit Europian për reformimin e sistemit të azilit, njohur edhe si pakti i emigracionit.

    Por, për të arritur një marrëveshje për paktin e emigracionit nuk ka shumë optimizëm. Ministri i Brendshëm suedez, Anders Ygeman tha të enjten se shpreson që Parisi do të bëjë progres, por tha se “nuk mendonte se ky pakt do të përmbyllej brenda 6 muajve të presidencës së tij.

    Pasi përfundoi me paktin e emigracionit dhe këndvështrimin francez për këtë pakt, Macron prezantoi po idenë franceze për tregjet europiane dhe se si duhej farkëtuar plani i rimëkëmbjes për të pasur më shumë mbrojtje sociale dhe vende të reja pune.

    “Duhet të përqëndrohemi te lufta kundër papunësisë, te krijimi i vendeve të reja të punës”, tha Macron.

    Francezët, që së bashku me grekët janë qytetarët më euroskeptikë të BE-së, sipas një sondazhi të fundit prej kohësh kanë të përforcuar perceptimin se tregu i përbashkët u ka marrë vendet e punës dhe u ka reduktuar rrogat me punëtorët nga vendet anëtare të Europës Lindore.

    Në një kohë që Macron ka bërë avokatin e asaj që e quan “Europa që mbron”, qysh prej kohës që mori detyrën, kjo është bërë edhe më emergjente për të për shkak të krizës së Covid-19 dhe zgjedhjeve presidenciale që po trokasin.

    Ai tha gjithashtu se synon që të punojë me akademikët për të rishkruar historinë e Europës, një çështje të cilës i ka kushtuar vëmendje prej kohësh, por që në javët e fundit po diskutohet gjithnjë e më shumë në Francë nga retorika e Zemmour për përfshirjen e bashkëpunimin e francezëve në krimet e nazizmit.

    Komentet për rishkrimin e historisë u bënë një ditë para udhëtimit për në qytetin e Vichy-t, në një përpjekje që synon t’i kundërvihet Zemmour dhe këndvështrimit të tij për historinë e Francës në Luftën e Dytë Botërore. Vichy ishte qendra e qeverisë franceze që bashkëpunoi me Adolf Hitler gjatë luftës.

    Macron ka akuzuar në të shkuarën Rusinë se është investuar në përçarjen e Europës me propagandë dhe falsifikimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu ka akuzuar edhe udhëheqësit e Polonisë dhe të Hungarisë për përpjekje të ngjashme. Tani duket se gradualisht po bëhet vetë pjesë e këtyre përpjekjeve përmes dëshirës për të ngritur një komitet të pavarur ekspertësh brenda muajit qershor për të rishikuar historinë e Europës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark