Macron tregon se çka ka biseduar me Vuçiqin, e shkruan njoftimin në gjuhën serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron tregon se çka ka biseduar me Vuçiqin, e shkruan njoftimin në gjuhën serbe

    Insajderi
    30 March 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

    Macron ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në platformën ‘X’ se me Vuçiq bisedoi për tema “dypalëshe” si dhe diskutime rreth takimeve të fundit me Brukselin.

    Gjithashtu, Macron tha se Vuçiqit ia ka përsëritur dëshirën që ka që Serbia të vazhdojë përpara në rrugën evropiane.

    “Kam folur në telefon me presidentin Vuçiq. Ne diskutuam tema dypalëshe dhe bëmë një përmbledhje pas kontakteve të tij të fundit në Bruksel. Unë ia përsërita dëshirën time që Serbia të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane”, shkruan në “X” në gjuhën serbe Macron.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark