“Madhështi” në tubimin e LDK-së edhe në Junik, Abdixhiku: Ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Madhështi” në tubimin e LDK-së edhe në Junik, Abdixhiku: Ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm

    Insajderi
    17 January 2025 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit madhështor në Deçan, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qindra pjesëmarrës në Junik, ku u prit me plot entuziazëm.

    Abdixhiku tha se në tubimin e radhës në këtë komunë, Lidhja Demokratike u gjend “përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim.”

    Me motivin e përkrahjes masive edhe nga Juniku, kreu i LDK-së u shpreh i bindur se “nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet”, dhe se këtë do ta bëjnë “të qartë me 9 shkurt.”

    “Sonte, në Junikun e traditës dhe mikpritjes, u gjendëm përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim! Kjo tokë e pasur me histori dhe krenari, ku çdo bjeshkë flet për qëndresë e atdhedashuri, na tregoi se shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë janë të gjalla dhe të fuqishme”.

    “Në Junik, aty ku guximi dhe tradita janë kulla të forta të identitetit tonë, ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm që po përhapet në çdo kënd të vendit. Qytetarët e Kosovës, me përkushtimin dhe besimin e tyre, sot po i japin krah kauzës sonë të madhe të ndryshimit, dhe po ngriten për të treguar se 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe”.

    “E kur një popull qëndron i bashkuar, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet, dhe këtë do ta bëjmë të qartë me 9 shkurt.” – ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark