×
  • Lajme
  • Lajme

    Mafia e plehrave të Veronës zotëron 49% të Ecco Tirana, kompanisë që Erion Veliaj e promovoi në 2016-ën

    Insajderi
    17 October 2020 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeja ka publikuar një video, e cila sqaron marrëveshjen e dyshimtë të realizuar për pastrimin e plehrave nga kryeminstri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij në Verona, Flavio Tosi.

    Alibeaj shkruan se Tosi është duke u hetuar nga antimafia italiane për shkak të dyshimeve se kompaninë e tij të plehrave e ka vendosur në funksion të Ndraghetës dhe mafias në Itali

    Stausi i plotë

    Fakt 1

    Në video shfaqen 3 persona. Edi Rama- Kryeministër i ShqipërisëErion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së TiranësFlavio Tosi- Kryetar i Bashkisë së Veronës (2016)

    Fakt 2

    Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.

    Fakt 3

    Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.

    SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave! Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar! Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave

    https://www.facebook.com/1381037098893209/videos/379009299937966

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark