Mafia e Veriut, dokumenari i InDoks që ekspozoi krimin e organizuar në atë pjesë të vendit që në vitin 2019 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mafia e Veriut, dokumenari i InDoks që ekspozoi krimin e organizuar në atë pjesë të vendit që në vitin 2019

    Insajderi
    08 December 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dokumentari Indoks prodhim nga Gazeta Insajderi, qysh nga viti 2019-të kishte shpalosur të dhëna rreth krimeve në Veri të Kosovës, në të cilat ishin të përfshirë shqiptarë e serb.

    Ndërkaq sot, pas dy vitesh janë konfirmuar emrat edhe nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Pikërisht ashtu siç edhe janë paraqitur në dokumentarin Indoks, grupet kriminale janë pikërisht të njejtit nga Veriu i vendit.

    “Të bashkuar si vëllezër në parajsën e krimit që nuk kontrollohet praktikisht nga Prishtina e ndikohet nga Beogradi. Janë shumë grupe, por që në përgjithësi sillen rreth Millan Radojcicit e Zvonko Veselenoviçit”, kështu  kishte raportuar Indoks.

    Një grup prej 30 personash po hetoheshin nga organet e rendit për të mbrojtur kufinjtë në veri nga kontrabanda. Inspektoriati policor në prononcim për Indoks, kishte thënë se po arrestojnë policët në veri  nën dyshimin se po bashkëpunonin me trafikantë në këmbim të ryshfetit që merrnin ata.

    Në dokumentet e Prokurorisë që kishte siguruar InDoks thuhej se ky grup ka funksionuar që nga viti 2011. Madje ka qenë aq mirë i organizuar sa ryshfetin e ka marrë në së paku katër ndërrime të ndryshme siç ka qenë ndërrimi “Ana”, “Nikoliç”, “Dule” dhe ndërrimi “Regi”. Kurse çmimorja e ryshfetit ishte e njëjtë.

    Kontrabandistët i fusnin paratë në xhamin e derës së pasme të vetures në pronësi të Milan Jovanoviçit, emri i të cilit u fut sot në listen e zezë sot nga Departamenti Amerikan i Thesarit

    Në operacionin e madh të Prokurorisë kundër kontrabandës janë arrestuar dhe është bërë kërkesë për paraburgim vetëm një ditë pas tij për këta persona: Albert Maxhuni, Ali Pllana, Abdurrahim Hadziç, Biljana Nedlkjoviçs, Bllagoje Llazoviç, Bozhidar Milosljavjeviç, Burim Merovci, Dejan Spasojeviç, Jasna Burleviç, Kërsto Subotiç, Milija Milunoviç, Oliver Kuzmaneviç, Ramdan Mustafiç, Resat Kuçi, Zenel Bahtiri, Zvezdan Spasojeviç, Ana Vasoviç Baraç, Veroljub Dimitrijeviç, Izet Uskoviç, Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, Arbnor Jashari, Milazim Jonuzi, Nezir Bilalli, Jeton Morina, Sabri Isufi.

    Për të gjithë Gjykata kishte caktuar nga një muaj paraburgim. Në transkriptet e gjykatës InDoks ka parë që të gjithë avokatët kishin thënë që Prokuroria nuk ka prova për këtë kërkesë.

    “Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar, Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. OCG e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në postimin e bërë sot nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

    Ndër të tjera në njoftim thuhej se grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshme në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët. Pra, pikërisht në vitin e njejtë edhe kur u prodhua dokumentari Indoks.

    Linku i dokumentarit të Indoks Këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark