×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Mafia e Veriut – Zvonko, gruaja dhe vëllai i tij ishin në listën e pagave të Telekomit të Kosovës

    Insajderi
    11 December 2021 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Kosovës në shumë raste i është nënshtruar grupit krimial të njohur si Mafia e Veriut.

    Zvonko Veselinoviq e Milan Radojçiq me dekada kanë qenë dhe janë ende njerëzit që e interpretojnë ligjin në pjesën veriore të Kosoves, derisa institucionet kosovare kanë pasur dhe ende kanë rol dytësor në zonen e veriut, te kontrolluar nga dyshja serbe.

    Mekanizmat shtetëror kanë funksionuar atje vetem me bekimin e dyshes: Zvonko e Millan.

    Një prej rasteve ku shteti i Kosoves i është nënshtruar dyshes, përkatësisht Zvonko Veselinoviçit është ai i Telekomit të Kosovës.

    Institucionit të Telekomunikimit i është dashur vendosja e anëtarëve në pjesën veriore të Kosoves, por nuk ka mund ta bëjë këtë. Kërkesa e Telekomit është jetësuar vetëm pasi i janë plotësuar disa kërkesa mafiozit Veselinoviq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai dyshohet se është personi që ka demoluar shumë antena të Telekomit e IPKO-së, të cilat janë vendosur në veri pa miratimin e tij.

    Duke e ditur këtë rrezik, Telekomi i Kosovës i ishte nenshtruar. Ishte pajtuar që antena të vendosej në pronën e familjes Veselinoviq. Kontrata ishte nenshkruar me Zharko Veselinoviq, vallain e Zvonkos.

    Po ashtu, ishte edhe një kërkesë tjetër. Zvonko kishte kërkuar që ai, vëllai i tij si dhe gruaja e tij të punësoheshin zyrtarisht nga Telekomi i Kosovës.

    Ështe e kuptueshme që asnjëri prej tyre nuk ka respektuar orarin e punës, por Insajderi ka zbuluar se çfarë pozita mbanin zyrtarisht dhe në cilën periudhe kohore.

    Zvonko Veselinoviq ka punuar në pozitën Teknik I në Mitrovicë nga 1 maj 2010 deri më 1 nëntor 2011.

    Vëllai i Zvonkos, Zarko poashtu ka punuar në pozitën Teknik I nga 1 maj 2010 deri më 1 dhjetor 2011.

    Ndërsa gruja e Zvonkos, Ljiljana Botoviq nga 30 prill i 2010-ës, dhe tash vazhdon të mbajë pozitën e Sigurimit Fizik për BTS-Mitrovicë.

    Si e luftonte Zvonko shtetin e Kosovës?

    Zvonko Veselinoviq, i ashtuquajturi biznesmeni kundërthënës nga veriu i Kosovës, ishte i dyshuar nga KFOR-i për organizimin e trazirave në veri të Kosovës dhe sulme mbi pjesëtarët e këtij misioni.

    Ndryshe, me 20 dhjetor të vitit 2011, Veselinoviq ishte arrestuar nga policia serbe në Kopaonik, nën dyshimin se ka prodhuar dhe ka nxjerrë në qarkullim armë dhe materie shpërthyese. Por, ky arrestim kishte ndodhur pasi që KFOR-i e kishte quajtur si organizatorin kryesor të sulmeve mbi pjesëtarët e forcave ndërkombëtare në Jarinë, në kufirin Kosovë – Serbi.

    Veselinoviq, është përmendur edhe në kontekstin e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat atë vit ishin vendosur nga serbët lokalë, në afërsi të vendkalimit kufitar.

    Ai gjithashtu, ishte përfolur në media si një nga organizatorët e ekonomisë jolegale, kontrabandës së naftës, e cila zhvillohej përmes vendkalimeve kufitare të pakontrolluara në atë kohë, në Jarinë dhe Bërnjak, por edhe shumë vendkalimeve tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, me 27 shtator të vitit 2011 në Jarinë, një grup i serbëve i udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq, sulmoi ushtarët e KFOR-it duke lënë të plagosur 4 nga ta.

    Situata e krijuar pasoi operacionin e forcave të rendit në Kosovë më 25 korrik 2011 për të vënë nën kontroll kufijtë e veriut të Kosovës me Serbinë.

    Në muajin dhjetor të vitit 2011, KFOR-i e kishte identifikuar Zvonko Veselinoviqin dhe vëllanë e tij, Zharko Veselinoviq, si organizatorë dhe liderë të akteve të dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.

    Me 22 dhjetor 2011, Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë e Veselinoviqit në fshatin Dolani, afër Zveçanit, Sipas zyrtarëve të EULEX-it, bastisja ishte bërë “në kuadër të një hetimi, i cili është i ndërlidhur me krimin e organizuar, kontrabandën me mallra dhe kontrabandën me narkotikë”.

    Shteti amerikan identifikon Veselinoviqin si udhëheqës të Grupit kriminal në Veri

    Autoritetet amerikane me 8 dhejtor kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet nga serbët nga Kosova: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

    Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

    Sipas saj, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark