Mafins me djath dhe qepë – Insajderi
×
Receta

Mafins me djath dhe qepë

Insajderi
09 September 2019 - 16:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për këtë masë ju nevoiten 24 forma për mafins.

Përbërësit:

  • 16 lugë gjelle miell të bardhë
  • 12 lugë kos
  • 12 lugë vaj
  • gjysme luge qaji krip
  • 1 qese pluhur për pjekje
  • 2 vezë
  • 6 bishta qepësh të reja
  • 300 gram djath

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 250 grade.

Në një enë të thellë theni dy vezë, shtoni kosin dhe vajin, përzieni mirë me mikser dore. Shtoni gradualisht miellin dhe pluhurin për pjekje duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni kripën, djathin dhe qepët e grira imët. Masën tani e përzieni me lugë.

Me këtë masë mbushni format për mafins, të cilat më parë i keni lyer me gjalpë.

Futini në furrë dhe uleni temperatutën në 200 gradë. Piqini për 20 – 30 minuta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark