Mafiozi serb: Kemi punuar me urdhër të Vuçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mafiozi serb: Kemi punuar me urdhër të Vuçiqit

    Insajderi
    20 March 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i grupit kriminal, Veljko Belivuk, akuzohet për krime brutale duke përfshirë shtatë vrasje. Ai i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Belivuk këtë koment e ka bërë gjatë mbrojtjes së tij në lidhje me hetimin për dy vrasje të tjera, përkatësisht likuidimin e Goran Mihajloviqit dhe Nikola Mitiqit.

    Siç shkruan media serbe Nova, ai i ka mohuar vrasjet, duke thënë se grupi i tifozëve “Principi” është formuar për nevoja dhe me urdhër të Vuçiqit.

    Mafiozi serb ka folur për marrëdhëniet me presidentin serb, për të cilin tha se e “ka goditur familjen e tij”.

    “Nëse dikush do të ishte sjellë në mënyrë më njerëzore, po të mos kishte prekur familjen, sikurse unë nuk e kam prekur familjen e askujt, ndoshta do të ishte ndryshe”, tha ai në seancën para Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

    I njohur ndryshe si Velja Nevolja, po ashtu ka thënë se me urdhër të politikës së bashku me Zvonko Veselinoviqin dhe Aleksandar Stankoviqin (Sale Mutavi) ka dërguar huliganët e tij për demoluar objektet në rrugën Hercegovaçka në Beograd, duke paralajmëruar se do të japë më shumë detaje për lidhjen e tij biznesore me organet e shtetit.

    Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Belivuk jep detaje të marrëdhënies së tij me shtetin, lind pyetja se çfarë ai mund të zbulojë më tepër, pasi që lista e rasteve të tilla që publiku serb dyshon është e gjatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark