Si vitet e kaluar, edhe këtë vit, fshati Pjetërshan nga komuna e Gjakovës, është zbukuruar me ndezjen e dritave të fundvitit.
Ndezja e dritave të Krishtlindjes është bërë të mërkurën, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndriçimi i Famullisë së Shën Jozefit Punëtor-Pjetërshan për festën e Krishtlindjes.Faleminderit famullitarit, të rinjve dhe bashkëvendasëve të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kësaj pamjeje përrallore!Jeni të mirëseardhur që përmes kësaj atmosfere festive t’a ndjeni ngrohtësinë e festave të fundvitit, duke e shijuar me nga një gotë verë të nxehtë!Pjetërshan, 2021.