Riyad Mahrez është i gatshëm që të largohet nga kampioni i Anglisë, Leicester City, por skuadra dëshiron që të mbajë atë në ekip dhe për këtë qëllim i ka ofruar një kontratë të re.
Mahrez dëshirohet nga skuadra të mëdha të Evropës pasi arriti të shënoje 17 gola e 11 asiste në stinorin historik të ekipit të tij, shkruan Goal.com
Ai aktualisht paguhet rreth 35 mijë funte në javë – që është shumë më pak se sa ekipet tjera evropiane mund të ofrojnë atij.
Algjeriani po monitorohet nga afër nga Arsenali dhe PSG./Insajderi.com