Skuadra e Mainzit shënoi një fitore të madhe në javën e parafundit në Bundesliga, duke mposhtur 3:0 Borussia Dortmundin.
Në këtë ndeshje luajti edhe lojtari shqiptar Brajan Gruda.
Madje një fokus të madh e mori në këtë takim lojtari shqiptar edhe pse nuk shënoi gol apo asistoi.
Sipas FlashScore, Gruda u vlerësua me notën 7.3 – duke dhuruar “show” të vërtetë në fushë me pasime, driblime, e gjithçka.
Gruda është shumë i kërkuar nga Kombëtarja e Shqipërisë, por duket se 19-vjeçari ende s’ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësoj.