Majko kujton rolin e ish-kryeministrit grek në luftën e Kosovës: Qeveria e tij ndërtoi tri kampe në Shqipëri për kosovarët e dëbuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Majko kujton rolin e ish-kryeministrit grek në luftën e Kosovës: Qeveria e tij ndërtoi tri kampe në Shqipëri për kosovarët e dëbuar

    Insajderi
    05 January 2025 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Panedeli Majko, ka shkruar për vdekjen e ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, për të cilin tha se ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke.

    Gjithashtu, Majko tha se Simitis “ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve”.

    Majko përmendi faktin se Qeveria e ish-kryeministrit grek ndërtoi tri kampe në Shqipëri për kosovarët e dëbuar në kohën e luftës.

    Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke”, thekson Majko për kryeministrin e ndjerë grek.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark