Majlinda Kelmendit i janë dashur vetëm gjysmë minuti për të fituar në finalen e turneut ndërkombëtar që po mbahet në Bercy të Francës.
Fitoren e ka konfirmuar edhe trajneri i saj, Driton Kuka.
“Prapë e artë – Majlinda dridh Parisin ngadhënjen në finale për gjysmë minuti Ndjenja të çmendura në Bercy!” ka shkruar ai në Facebook, ku edhe ka postuar disa foto të ngjarjes.
“Lot e emocion,prapë Majlinda ngrit në kambë Bercy me 20.000 Shikues,” ka shkruar Kuka, njofton Insajderi.
Majlinda Kelmendi është shpallur kampione bote në Rio në vitin 2013 dhe kampione evropiane në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë një vit më vonë.
Turneu që po zhvillohet në Bercy është i vlefshëm për kampionatin botëror të xhudos. Ky është vetëm njëri nga turnetë që zhvillohet, prej ku edhe mblidhen pikët nga ana e xhudistëve/Insajderi.