Makaronat e mbetura mos i ringrohni por bëjini sallatë; Receta më e shijshme me domate dhe Philadelphia – Insajderi
×
Receta

Makaronat e mbetura mos i ringrohni por bëjini sallatë; Receta më e shijshme me domate dhe Philadelphia

Insajderi
17 September 2019 - 15:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Perberesit per 4 persona:

450g makarona të shkurtra 4 kokrra domate djathë Grana Padano i prerë në feta të holla 180g djathë Philadelphia 2 thelpinj hudhër (nëse dëshironi) gjethe borziloku të freskët kripë e vaj ulliri ullinj pa bërthamë

Pergatitja:

1.Ziejmë makaronat në ujë me kripë.

2.Presim domatet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin Grana të prerë në feta të holla, Philadelphia-n, borzilokun, hudhrën e grirë imët, ullinjtë, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me kujdes dhe i lëmë mënjanë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën.

3. Kullojmë makaronat e ziera, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i përziejmë me sallatën që përgatitëm më sipër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark