Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel-Ulëz.
Klan News raporton se kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit, i cili është mes të lënduarve, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Bushkash.
Mes të lënduarve, pesë prej tyre janë pasagjerë. Nuk dihet ende se në çfarë gjendje janë të plagosurit. Mësohet se ata janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.