Kompania e automjeteve, Audi ka filluar një fushatë marketingu për makinën e re Audi S5 Coupe, përmes së cilës kërkon të godas tregun e shitjeve.
Reklama e titulluar “Bisha”, është publikuar të premten dhe ka në shënjestër personat që preferojnë makina shpejtësinë e adrenalinën.
Reklama e inspiruar nga filmat “Western” paraqet makinën Audi në një rrugë me shumë kthesa, e cila përfundon në një arenë të Rodeos – sportit me dema, që është i popullarizuar në perëndim të Amerikës.
Slogani i kësaj fushate marketingu të Audi është “Progresi do të thotë të mos tërhiqesh kurrë”, shkruan sot Autonews.com.
Shitja e modeleve A5 dhe S5 të Audisë në Amerikë ka rënë me 35 për qind gjatë vitit të kaluar. Makina Audi S5 Coupe do të kushtojë rreth 55 mijë eurove. /Insajderi.com
Videon mund ta shikoni vetëm në versionin ‘web’ të Gazetës Online Insajderi:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=56&v=Vd5lWLHpTW0