Në fillim të vitit të që vjen, Kia lason modelin më të shpejtë që e ka krijuar ndonjëherë.
Deri më tani, prodhuesi nga Korea e Jugut ka treguar disa detaje të kësaj makine, ndërsa në internet kanë rrjedhur edhe imazhet që e tregojnë nga afër, transmeton Telegrafi.
Por, së fundmi Kia e ka lansuar një video, që e tregon këtë veturë duke lëvizur me shpejtësi në pistën e testimit në Nurburgring të Gjermanisë.
Me këtë rast, automobili që e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 5.1-sekonda, tregohet se ky është më i shpejti që e ka prodhuar kjo kompani.
Për më shumë rreth kësaj makine, duhet të presim deri më tetë janar, kur do të shfaqet në Detroit Auto Show.