Para pak minutave në bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase në Kumanovë, një makinë ka goditur tre këmbësor.
Dy qytetarë kanë marrë lëndime trupore, ndërsa një person me inicialet A.H ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Informacionet jo zyrtare të siguruara nga terreni flasin se shoferi i automjetit që ka goditur udhëtarët ka qenë nën ndikimin e alkoolit.