Bloodhound SSC, makina supersonike britanike me emrin e njërës prej racave të qenve më të famshëm në vend, synon të thyejë vjeshtën e 2017-tës rekordin botëror të shpejtësisë në tokë.
Pretendimet janë që shigjeta e saj e shpejtësisë të tregojë 1,609 km/h, rekordi aktual u vendos në 1997-tën nga piloti i forcave ajrore britanike Andy Green. Me makinën supersonike Thrust, ai arriti shpejtësinë 1,230 kph.
Dy dekada me vonë, është vetë Green ai që tenton të thyejë rekordin e tij, këtë herë me një makinë të re. Në kulmin e shpejtësisë, Bloodhound do të përshkojë 1.6 kilometra në 3.6 sekonda, duke prodhuar 135.000 kuaj-fuqi, një fuqi kjo 180 herë më e madhe se ajo e Formula Uno-s.
Kjo makinë është pjesërisht si ato të garave të Formula Uno-s e pjesërisht si avion luftarak. Si avion duket dhe pjesa e pasme e saj. Brenda pastaj kemi pjesën e një anije hapësinore. Motori që përdorim është nga një sistem lëshimi të satelitëve. Ka pak nga të treja. Andi ulet në një kabinë qe ngjason me atë të makinës. Kur arrin 300 miljet në orë, shtyp butonat që ndezin raketën. Po punojmë që kjo ta çojë në 800 milje në orë e vitin pasues, në 1.000 milje në orë.
Provën e saj të parë në pistë, Bloodhound do ta ketë qershorin e vitit 2017. Projekti përfshin dhe inxhinierë kinezë, të cilët po përpiqen bashkë me ekipin e Bloodhound që të reduktojnë zhurmën në kabinë.