Jo çdo vendim është marrë nga sistemi kompjuterik, dokumentet, duke përfshirë edhe një letër dokument nga Amazon i nënshkruar nga avokati, tregojnë se sa i thellë dhe i saktë është sistemi.
Nuk dihet sigurt nëse Amazon është duke e përdorur këtë sistem ende.
Sistemi i Amazon përgjon ratat e produktivitetit të secilit punëtor, automatikisht i gjeneron të gjitha paralajmërimet dhe duke marrë parasysh kualitetin dhe punën e secilit punëtor ai është në gjendje të pushoj nga puna një punëtor pa një mbikëqyrës.
Një sistem i madh i robotëve kanë qenë duke e bërë punën e njerëzve në dekadat e fundit, duke i zënë vendin e tyre të punës, duke i punësuar ata apo edhe duke i pushuar.
“Njëra nga gjërat që dëgjojmë vazhdimisht nga punëtorët është se ata po trajtohen si robotë sepse ata po monitorohen dhe mbikëqyren nga sistemet robotike”, ka thënë kritiku i Amazon, Stacy Mitchell./Insajderi.com