×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

    Insajderi
    15 November 2016 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një organizëm amerikan i sigurisë bëri një kërkesë mjaft të veçantë: makinat elektrike që udhëtojnë me shpejtësi të ulët duhet të bëjnë zhurmë në mënyrë që të paralajmërojnë këmbësorët për praninë e tyre.

    Administrata kombëtare e sigurisë së trafikut në autostrada tha se ky rregull është i nevojshëm, pasi makinat elektrike janë shumë të qeta. Sipas këtij organizmi, ky rregull ndihmon në veçanti këmbësorët e verbër, apo ata me probleme shikimi që të diktojnë makinat elektrike apo hibride.

    Vlerësohet se kjo masë do të ndihmojë në shmangien e 2400 lëndimeve në vit. Rregulli i ri kërkon që makinat elektrike të bëjnë zhurmë kur udhëtojnë normalisht, apo mbrapsht, në shpejtësi më të ulët se 30km/h. Specifikat e kërkuara parashikojnë që të përdoret një sinjal akustik si ai që përdoret aktualisht nga makinat e tonazhit të lartë kur ecin mbrapsht.

    Sipas rregullatorëve amerikanë, në shpejtësi më të larta, zhurma e erës dhe e gomave janë të mjaftueshme për të paralajmëruar këmbësorët. Prodhuesit e makinave elektrike dhe hibride kanë kohë deri më 1 shtator 2019 për të bërë këto ndryshime tek modelet e reja.

    Në Europë, prodhuesit e makinave kanë kohë deri më 1 korrik 2019 për të pajisur të gjitha modelet e reja hibride apo elektrike me sistemin e detyrueshëm të paralajmërimit akustik, ndërsa modelet ekzistuese do ët kenë edhe 2 vjet më shumë kohë pë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark