Makineria i preu krahun, minatori e fajëson “Trepçën”- drejtori thotë se e suspendoi pasi nuk paraqitej në punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Makineria i preu krahun, minatori e fajëson “Trepçën”- drejtori thotë se e suspendoi pasi nuk paraqitej në punë

    Insajderi
    23 July 2024 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    11 vjet më parë, Besnik Beqiri për pak sa nuk e humbi krahun e tij gjersa po kryente punën në Kombinatin “Trepça”.

    Ngjarje kjo që ndodhi më 23 tetor 2013 në orën 13:30, Besnikun e la me pasoja, por tash e asaj ditë thotë se nuk mori dëmshpërblimin e merituar.

    Ai po kërkon nga shteti dhe gjiganti metalurgjik “Trepça” shumën prej 154 mijë eurosh, ani pse thotë se kjo është më e pakta që i takon, raporton Kiks Kosova.

    Tash e 11 vjet, Besniku është duke pritur që Gjykata të njohë të drejtën e tij të kompensimit, por Themelorja në Mitrovicë ia kishte refuzuar atë.

    Drejtori i njësisë së minierës së Trepçës në Marevc, Arben Ramadani, ka deklaruar se lëndimi i punëtorit Besnik Beqiri më 2013 ndodhi për shkak të pakujdesisë së tij në vendin e punës.

    Ramadani në një prononcim për Insajderin, në anën tjetër, ka sqaruar se arsyeja pse e suspendoi nga puna ishte mos-ardhja në punë.

    “Na e kemi qe sa vjet, na e njohim këtë punëtor. Ky është dallaverxhia numër një. Njerëzit tash po më shajnë mua, për kë? Për një dallaverxhi. Qe sa vjet ky s’vjen në punë, unë e kam suspendu veç pse s’ka ardhë në punë”, ka deklaruar ai për Insajderin, pas publikimit të artikullit për minatorin Besnik Beqiri.

    “Për që është lëndu, tjetërkush ka qenë atëherë menaxher. Mu më ka ra barra, por në kohën kur ky është lëndu tjetërkush ka qenë drejtor, unë s’kam qenë. Njeri që s’vjen në punë, normal që s’merr pagë”, ka deklaruar tutje Beqiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark