“Siç kemi diskutuar në Paris, unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me përkrahjen dhe ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obligueshme që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka thënë presidenti francez Emanuel Macron në urimin dërguar Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.
“Jini të bindur që Franca do ta ndihmojë Serbinë në rrugën e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit në kuadër të procedurës së rinovimit për hyrje në BE të cilën ju vet e keni pranuar dhe që, jam i bindur, është në interes të Serbisë dhe qytetarët e saj, ka thënë Macron./Insajderi.org.