Malazezët e Kosovës organizojnë tryezë për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Malazezët e Kosovës organizojnë tryezë për demarkacionin

    Insajderi
    21 July 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse është caktuar që më 3 gusht të mbahet tryeza qendrore në të cilën do t’i paraqesin argumentet pozitë-opozitë rreth demarkacionit, një tryezë pothuajse e ngjashme organizohet sot.

    Shoqata e Malazezëve të Kosovës me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung e organizon këtë tryezë me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”, si demonstrim i angazhimit dhe përkushtimit të këtij komuniteti për integrim dhe bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy popujve dhe dy shteteve.

    Kjo shoqatë thotë se është e angazhuar të kontribuojë në ofrimin e mundësisë për bashkëbisedim në mes të të gjitha palëve të interesuara për temën e demarkacionit, drejt arritjes së zgjidhjes afirmative dhe të kënaqshme të kësaj teme tejet të politizuar dhe me rrezik të dëmtimit të marrëdhënieve ndër-fqinjësore.

    “Si përfaqësues të qytetarëve malazezë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe duke qenë në kontakt të përhershëm më institucionet e Malit të Zi, jemi shumë të përkushtuar për dialog të mirëfilltë e të hapur dhe ju ftojmë në bashkëbisedim për ta dëgjuar edhe mendimin tonë si qytetarë të Kosovës të interesuar për një zgjidhje të kënaqshme dhe afatgjatë të kësaj çështjeje të ndjeshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark