Malazezët votojnë për zgjedhjet parlamentare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Malazezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

    Insajderi
    16 October 2016 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Malazezët sot po votojnë në zgjedhjet parlamentare, të cilat po shihen si zgjedhje në mes të Rusisë dhe Perëndimit.

    Partia Demokratike e Socialistëve është duke u përballur me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serve të cilat fuqishëm kanë kundërshtuar anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Kryeministri pro-perëndimor, Milo Gjukanoviq, që ka udhëhequr me këtë shtet si president por dhe si kryeministër për më shumë se 25 vjet, po përballet me sfidën më të madhe të tij politike.

    “Të gjithë janë të vetëdijshëm se fati i shtetit do të vendoset…. nëse Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së dhe NATO-s apo do të bëhet koloni ruse”, ka thënë Gjukanoviq, në një tubim zgjedhor më 14 tetor.

    Vendvotimet në mbarë Malin e Zi janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00.

    530 mijë malazezë me të drejtë vote, do të votojnë për 17 lista dhe për në total 34 parti të ndryshme.

    Sondazhet e fundit thonë se partia e Gjukanoviqit do të fitojë shumicën në parlamentin malazez. Sidoqoftë, nëse nuk fiton vende të mjaftueshme nga 81 sa janë në parlament, atëherë ai mund të përballet me vështirësi në formimin e një kolaicioni qeverisës, shkruan rel.

    Fronti Demokratik, një grup opozitar pro-rus ka organizuar protesta kundër anëtarësimit në NATO. Strahinja Bulajiq, një zyrtar i kësaj partie, i ka thënë AFP-së se nëse partia e tij fiton atëherë “ne do të heqim sanksionet kundër Rusisë dhe do të krijojmë marrëdhënie më të ngushta ekonomike dhe politike me Moskën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark