Malbora Gurra plas “bombën” për Indrin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Malbora Gurra plas “bombën” për Indrin

    Insajderi
    26 May 2026 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se mbrëmja e djeshme e “Ferma VIP” nuk u mbyll me përfundime historie dashurie, por ka hapur një “luftë” të re prapaskenash. Menjëherë pas letrës ku Indri i dha fund lidhjes me Vanesën në transmetim direkt, ka ardhur një reagim i papritur dhe i koduar nga një tjetër ish-konkurrente e spektaklit, Malbora Gurra.

    Ai ka etiketuar drejtpërdrejt Malborën duke e pyetur:

    “Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”. Përgjigjja e Malborës nuk ka vonuar, duke rishpërndarë postimin me një shënim që ngre dyshime të forta: “…Arkiv për finale!!”, shoqëruar me pikëçuditëse.

    Ky reagim i Malborës vjen ekzaktësisht në momentin kur Indri është në qendër të kritikave pas vendimit për t’u ndarë nga Vanesa përmes një letre. Deklarata e saj se po ruan materiale (foto ose video) për natën finale ka ndezur rrjetin, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i Indrit në “Ferma VIP” mund të goditet fort nga sekretet që mund të dalin së shpejti në dritë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark