Mali i Çikës prej 4 ditësh në flakë, ndihmë nga dy avionë grekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali i Çikës prej 4 ditësh në flakë, ndihmë nga dy avionë grekë

    Insajderi
    14 July 2022 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pyjet në Malin e Çikës po digjen për 4 ditë me radhë, ku vetëm sot është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.

    Flakët i janë afruar fshatit të Dhërmiut, ku forcat zjarrfikëse janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar që zjarri t’i afrohet zonës së banuar.

    Terreni i vështirë kërkonte ndërhyrje nga ajri, ku janë sjellë dy avionë nga Greqia.

    Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në zona të thepisura dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve.

    Mbi 70 hektarë bimësi është djegur deri tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark