×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali i Zi më së keqi në Evropë nga numri i rasteve me Covid-19, ja në cilin vend është Kosova

    Insajderi
    18 October 2020 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mali i Zi renditet i pari në Evropë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në 100 mijë banorë.

    Sipas të njëjtit numër të njerëzve të infektuar për 100,000 banorë, Maqedonia Veriore është në vendin e 11-të, dhe Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 14.

    Në bazë të të njëjtave kritere, Kosova është në vendin e 17-të, Shqipëria në vendin e 27-të dhe Kroacia në vendin e 28-të.

    Pason Ndiqet nga Sllovenia, e cila është pas Kroacisë, ndërsa Serbia është në vendin e 30-të me 509.12 të infektuar për 100,000 banorë.

    Kur bëhet fjalë për shkallën e incidencës në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i të infektuarve për 100,000 banorë u regjistrua në Andorra, pasuar nga Republika Çeke, Belgjika dhe Holanda, ndërsa Mali i Zi është në vendin e pestë.

    Sipas të dhënave të botuara në 16 Tetor, vendi ka një normë prej 2,385 rastesh të regjistruara me koronavirus për 100,000 banorë, ndjekur nga Armenia dhe Spanja.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark