Mali i Zi, në NATO në fund të majit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali i Zi, në NATO në fund të majit

    Insajderi
    23 February 2017 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviç ka deklaruar se vendi i tij ka marrë garanci se Senati amerikan do ta ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

    Sipas shefit të diplomacisë, Mali i Zi pret të bëhet anëtar i plotë i Aleancës në takimin e lartë të saj në fund të muajit maj.

    Darmanoviç i kundërshtoi spekullimet se ratifikimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Shteteve të Bashkuara mund të bjerë viktimë e një dëshire nga ana e administratës së re të presidentit Donald Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

    Ai tha se oferta e Malit të Zi për t’u bashkuar me Aleancën rrjedh nga politikat e vendit dhe do të ndodhë pavarësisht kundërshtimit rus.

    “Ne i kuptojmë edhe interesat ruse dhe kundërshtimin e tyre ndaj zgjerimit të NATO-s në vende të tjera, por ne kemi interesat tona kombëtare që nuk janë rezultat i ndonjë vendimi të papritur, por i qëllimeve tona afatgjata të përcaktuara në momentin e pavarësisë në deklaratën tonë të pavarësisë dhe më pas në kushtetutën tonë. Pra, jemi vetëm duke ndjekur atë që kemi vendosur shumë kohë më pare”, tha ministri i jashtëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark