Podgorica zyrtare beson se deri në qershor të këtij viti, Mali i Zi do të pranohet në NATO dhe në Samitin e këtij viti do të jetë i pranishëm si anëtar i plotë i saj.
Përfaqësuesit e NATO-s dhe diplomatët e huaj, shprehin kënaqësinë me dinamikën e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Kjo, sipas tyre, tregon gatishmërinë për ta mbështetur Malin e Zi, por edhe Ballkanin në rrugën e sigurisë dhe të paqes në rajon dhe Evropë.
[arve url=”http://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/3697501.html?type=video”/]