Mali i Zi vendos njësit antiterrorist në kufi me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali i Zi vendos njësit antiterrorist në kufi me Kosovën

    Insajderi
    28 August 2016 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta e Podgoricës “Vijesti”, duke u thirrur në burimet e saj të shërbimeve të sigurisë, ka raportuar se Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën.

    Sipas Vijesti, arsye për këtë mendohen të jenë konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve në Kosovë ndaj marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

    Po ashtu, “Vijesti” njofton se në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrolluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje janë sjellë edhe mitralozë, transmeton Express, njofton Insajderi.

    anti

    Ndërsa, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka akuzuar eksponentë të opozitës se kanë pretendime territoriale ndaj Malit të Zi.

    Ndërkohë sot, Presidenti malazias, Filip Vujanovic, ka thënë se Malit të Zi nuk i duhet asnjë centimetër i Kosovës, dhe se malazezët nuk presin incidente në kufirin me Kosovën. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark