Maliqi: Dehari po terrorizon foltoren, presidente shpall gjendje të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Dehari po terrorizon foltoren, presidente shpall gjendje të jashtëzakonshme

    Insajderi
    29 June 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar gjatë ditës pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.

    Ai ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentes Vjosa Osmani, teksa ka thënë se kryesuesi i Kuvendit, Astrit Dehari, po terrorizon foltoren e parlamentit, shkruan Insajderi.

    “Deputeti Dehari terrorizon foltoren e Kuvendit! Mjerim! Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Maliqi në ‘Facebook’.

    Gjykata Kushtetuese ka dhënë një muaj kohë nga aktgjykimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark