Maliqi flet për mungesë investimesh në kryeqytet: Autostradat do të shërbejnë për të ikur nga Prishtina – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Maliqi flet për mungesë investimesh në kryeqytet: Autostradat do të shërbejnë për të ikur nga Prishtina

    Insajderi
    22 July 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Agon Maliqi, ka folur për investimet infrastrukturore në Prishtinë. Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara por edhe Qeverinë Kurti për shpërfilljen që ia kanë bërë e po ia bëjnë Prishtinës.

    Maliqi ka shkruar se Prishtinës nuk i kthehet as për së afërmi me buxhet dhe projekte të nivelit qendror, kontributi që jep Prishtina me taksa.

     Ai thotë se Prishtinës i duhen miliona investime në infrastrukturë dhe shton se autostradat që po ndërtohen, do të shërbejnë për ikje nga kryeqyteti në fundjavë.

    Shkrimi i plotë:

    Nëse flasim me logjikën “qe 20 vjet”, një aspekt ku kjo ankesë vlen është në shpërfilljen e vazhdueshme që qeveritë qëndrore (përfshirë kjo e sotmja) ia kanë bërë Prishtinës. Në kryeqytet ndoshta të ardhurat e banorëve janë më të mëdha dhe dikush mund të thotë se Prishtina s’ka pse me u anku, apo se në vitet e mëparshme ka pasur nevojë të kompensohen rajone të tjera. Por kontributi të cilin Prishtina e jep me taksa dhe barra të cilën e bart infrastruktura e Prishtinës si kryeqendër e shërbimeve për krejt Kosovën, nuk i kthehet as për së afërmi me buxhet dhe me projekte të nivelit qëndror. Ndërkohë katrahura e infrastrukturës po rritet dhe Prishtina nevojat nuk i mbulon dot kurrë me buxhet komunal. Prishtinës i duhen disa qindra milionë investime për unazën e qytetit, transport publik, hapësira publike, parqe, rigjenerim urban të lagjeve, etj. Përndryshe krejt këto autostrada që po ndërtohen kanë me shërby më shumë që njerëzit me u largu më lehtë prej Prishtinës për fundjava sesa me ardh në një qytet të pajetueshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark