×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Shoqëria civile e Kosovës sot është një tufë qyqarësh e tryezave të rrumbullakëta

    Insajderi
    30 November 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albini Kurti mbrëmë si jo rrallë herë ka sulmuar gazetarët gjatë një konference të jashtëzakonshme për sulmin në veri.

    Në lidhje me këtë sulm të kryeministrit shumë pak anëtarë të Shoqërisë Civile kanë reaguar.

    Analisti, Agon Maliqi ka kritikuar këta anëtarët të SHC-së dhe ka thënë se se kur t’ju vijë radha atyre të jenë shënjestër si të dyshimtë nuk do të ketë hapësirë publike që dikush me i mbrojtë.

    Postimi i plotë:

    Me disa përjashtime të spikatura, shoqëria civile e Kosovës sot përndryshe është kthyer në rastin më të keq në një servis disciplinues qeveritar me botëkuptime proto fashiste mbi shtetin. Ndërsa në rastin më të mirë është një tufë qyqare e tryezave të rrumbullakëta e nënshtruar ndaj hegjemonisë autoritare, e paguximshme për t’i dalë zot parimeve demokratike që thurren aq bukur nëpër propozime për donatorë. Të dashur, absolutisht e meritoni atë që ka me ju gjetë kur t’ju vjen radha juve me qenë në shënjestër të qitjeve si njerëz të dyshimtë, veç s’di a ka me mbet hapësirë e mjaftueshme publike që dikush me ju mbrojtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark