×
  • Lajme
  • Lajme

    Malishevë: Gruaja rrahet nga burri, largohet me fëmijët tek prindërit

    Insajderi
    17 November 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

    Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ajo ka vendosur të shkojë me fëmijët tek prindërit e saj për t’u strehuar.

    “Viktima femër/k në vazhdimësi dyshohet se ka pas dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i saj m/kosovar, i cili dyshohet se edhe me datën e cekur e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe  e njëjta pas intervistimit me dëshirën e saj së bashku me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark