Mall - Insajderi
×
Kulturë

Mall

Insajderi
28 January 2019 - 16:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Poezia e njohur e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili sot feston datëlindjen e 83-të.

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Te zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Ne ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark