Mallëngjen Peci: Dita e sotme do të mbetet në memorien time- S'u votua Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mallëngjen Peci: Dita e sotme do të mbetet në memorien time- S’u votua Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe

    Insajderi
    20 August 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, ka mallëngjyer me një deklaratë pas dështimit të zgjidhjes kryetare të Donika Gërvallës, bashkëkryetares së partisë së tij.

    Peci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe dolën kundër që Donika Jusuf Gërvalla të zgjidhet kryetare e Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.  Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.

    Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark