Maloku: NATO stabilizoi rajonin, duhet ta pyesim për ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku: NATO stabilizoi rajonin, duhet ta pyesim për ushtrinë

    Insajderi
    26 March 2017 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Maloku, ish-oficer i lartë i UÇK-së, tashmë ekspert i çështjeve ushtarake, ka vlerësuar se ndërhyrja e NATO-s e ka ndihmuar Kosovën që ta përfundonte luftën çlirimtare.

    “Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka ndihmuar popullin shqiptar dhe Kosovën për ta përfunduar luftën më shpejt dhe faktikisht për të shpëtuar popullata civile dhe populli ynë. Shpëtimtarë, në njëfarë forme na kanë shpëtuar”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan.

    “Distribuimi i forcave të NATO-s në Kosovë ka ndihmuar shumë në rajon, është mbajtur stabiliteti në Maqedoni, janë bërë zhvillime pozitive në Serbi, Mal të Zi. NATO-ja nuk ka pasur ndikim vetëm për stabilitetin e Kosovës, por për krejt rajonin”, ka potencuar Maloku, shkruan Zëri.

    Kurse, ka konsideruar se ushtria e Kosovës nuk mund të ndërtohet pa pëlqimin e NATO-s dhe faktorit ndërkombëtar.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark