Maloku për UÇK-në: S’ka pasur urdhra, ka pasur votime me gisht, propozime e pajtime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku për UÇK-në: S’ka pasur urdhra, ka pasur votime me gisht, propozime e pajtime

    Insajderi
    25 March 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Naim Maloku, në gjykimin më të madh të Speciales i tha gjykatës se UÇK-ja buronte nga populli. 

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krejt territoret e Kosovës është krijuar në këtë formë: nga poshtë lartë”, tha Maloku. 

    Tek iu përgjigj pyetjeve të mbrojtësit të Hashim Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, dëshmitari tha se e ka marrë vetëm një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm. 

    “Urdhrin e parë e kam marrë nga drejtoria operative e Shtabit të Përgjithshëm në Zonën Operative të Dukagjinit që kjo ka ndodhur në janar ‘99, pra udhri i vetëm që e kam marrë. Unë i kam thënë edhe ZPS-së: nuk mund t’i kuptoni këto, është e vështirë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ngritur nga poshtë-lart. Nuk ka pasur urdhra, ka pasur votime me gisht, propozime, pajtime që Naim Maloku të jetë zëvëndëskomandant – pajtime që Ramush Haradini, 40 fshatra, të jetë komandant zone. Pra nuk ka pasur urdhra, ndërtim të strukturës nga lart poshtë”, u shpreh ai. Tha se funksionimin si ushtarak ia bënte më vështirë mungesa e urdhrave. “Nuk kam pasur probleme gjatë intervistave të mija. Vetëm kam dashur që të institucionalizohet, që institucioni të merret. Unë jam ushtarak. Më lehtë është për një ushtarak kur ka urdhra nga lart dhe i caktohen detyrat sesa kështu”, tha Maloku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark