Doruntinë Maloku për zhvillimet në KPM: Pushteti në panik, vendime të tilla e dëmtojnë seriozisht demokracinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doruntinë Maloku për zhvillimet në KPM: Pushteti në panik, vendime të tilla e dëmtojnë seriozisht demokracinë

    Insajderi
    18 January 2025 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga LDK me numrin 15, Doruntinë Maloku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku anëtarët e këtij institucioni vendosën të zgjedhin një kryetar të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual.

    Ajo tha se ky vendim është i rendë dhe nuk ka bazë ligjore.

    “Filloi me bojkot ndaj mediave, më pas me kërkesë që qytetarët t’i mbyllnin veshët dhe të mos i dëgjonin mediat e caktuara. Ndërsa dje, kryeministri, në një restorant diku në Kosovë, vendosi t’i quante “rrenca” të gjithë ata që janë pjesë e medias. Vendimi i sotëm, për shkarkimin e Kryetarit të KPM-së, sado i rëndë dhe jo-ligjor, nuk të jep përshtypjen se diçka e papritur ndodhi nga kjo qeveri”,tha ajo.

    Maloku në “Facebook” ka shkruar se KPM duhet të mbetet e pavarur dhe se ky veprim vetëm shfaq panikun e Qeverisë.

    “Komisioni i Pavarur i Mediave është organ i pavarur dhe ashtu duhet të mbetet. Paniku që ka kapluar pushtetin po shfaqet tani në forma të ndryshme. Shpejtësia me të cilën sot njerëz të afërt me pushtetin, në mënyrë jashtëligjore, shkarkuan Kryetarin e KPM-së, flet shumë për nxitimin e tyre që ta përdorin këtë institucion me shumë rëndësi për shtetin tonë si një armë kundër demokracisë. Liria e medias, që nga paslufta në vendin tonë, ka qenë dhe mbetet një ndër vlerat më të çmuara që kemi si shtet. Ruajtja e këtij institucioni kaq të rëndësishëm është një nevojë urgjente për secilin prej nesh. Të dashur qytetarë, vendime të tilla, sado që janë shqetësuese dhe e dëmtojnë seriozisht demokracinë, në të njëjtën kohë janë tregues se ky pushtet i ka ditët e numëruara dhe se ndryshimi është shumë afër”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark