×
  • Lajme
  • Lajme

    Mamushë: Shkaktar borxhi- E fusin në veturë viktimën, më pas e rrahin në oborrin e shtëpisë së tij

    Insajderi
    01 September 2024 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të dyshuar për veprën penale “rrëmbim dhe lëndim i lehtë trupor” janë arrestuar në Mamushë pasditen e së shtunës.

    Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport bëhet ed itur se të dyshuarit e kanë nxjerrë një të dyshuar nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre. Më pas, ata e kanë sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij.

    Krejt kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi, sipas policisë.

    “Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull  kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi  e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal”, thuhet në njoftim.

    Policia bën të ditur se të dyshuarit më pas janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark